Arrestimi i një shtetasit për thyerjen e xhamave të Gjykatës Kushtetuese
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për thyerjen e xhamave të dritareve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin O.C 19-vjeçar, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtin tubim, 5 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, të cilët janë autorë të dyshuar të veprimeve kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndë plasëse dhe djegëse".