Berisha: PS ka frikë nga unë dhe opozita
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se PS ka frikë nga ai dhe opozita, pasi u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot vendimin e dhënë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e tij me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Vendimi u mor pas episodeve të tensioneve dhe kaosit gjatë seancës së djeshme në Kuvend. Berisha e cilësoi vendimin si një vendim të verbër, të ndërmarrë nga mazhoranca prej frikës dhe tmerrit nga opozita. "Frika dhe tmerri nga opozita dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendimet më të verbër. Por në mënyrë absolut, do të jemi interpretë të interesave të qytetarëve. Asgjë nuk na largon ne nga ky zotim që kemi", tha Berisha.