36-vjeçari nga Puka shpallet në kërkim për grabitjen me armë në Rrugën e Kombit në vitin 2021
Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si njëri nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri në Rrugën e Kombit në Mirditë në gusht 2021.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet N.K, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë i ka marrë një shtetasi një shumë parash duke e kërcënuar me armë.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë 'Arrest në burg', ndërsa vijonin kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, t’DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Përgjithshme Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N.K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datën 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A.K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armëve të zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N.K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, por për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhena të tjera. Vijon puna për kapjen e shtetasit N.K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.