Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e grabitjes me armë në Rrugën e Kombit në vitin 2021
Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e një grabitjeje me armë që ndodhi në Rrugën e Kombit në vitin 2021.

Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e një grabitjeje me armë që ndodhi në Rrugën e Kombit në vitin 2021. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Puka, i cili dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e 31 gushtit 2021, kur shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit. Identifikimi i tij u bë pas hetimeve të thelluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë. Gjatë hetimeve është identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar si i përfshirë në grabitje, por për arsye hetimore policia nuk ka bërë të ditur të dhëna të tjera për të. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 36-vjeçarit, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në grabitje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.