Gazeta e njohur ruse, Novaya Gazeta, mbyllet pas presionit të autoriteteve ruse
Gazeta e njohur e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit pas presionit të vazhdueshëm nga autoritetet në Moskë. Drejtori i saj, Sergei Sakalov, ka deklaruar se më 9 nëntor do të mbyllen zyrat dhe serverët e medias.

Gazeta e njohur e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit pas presionit të vazhdueshëm nga autoritetet në Moskë. Drejtori i saj, Sergei Sakalov, ka deklaruar se më 9 nëntor do të mbyllen zyrat dhe serverët e medias, duke deklaruar se ekipi editorial është detyruar të ndalojë punën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vendimi vjen pasi gazetës i është kërkuar të lirojë selinë e saj historike në Moskë, ndërsa është aktivizuar edhe sistemi i donacioneve nga lexuesit. E themeluar në vitin 1993, Novaya Gazeta është bërë e njohur për investigimet mbi korrupsionin dhe kritikat ndaj pushtetit rus.
Gjatë viteve të fundit, gazeta dhe gazetarët e saj janë përballur me masa dhe procedime nga autoritetet, ndërsa në vitin 2022 iu revokua licenca e botimit. Ish-kryeredaktori dhe bashkëthemeluesi Dmitry Muratov u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021, për angazhimin e tij në mbrojtje të lirisë së shprehjes.