Më të mirët e javës së tetë, përzgjidhet formacioni në Kategorinë e Parë
Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së tetë në Kategorinë e Parë.

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së tetë në Kategorinë e Parë. Formacioni është ndërtuar sipas skemes 3-4-2-1 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave të kampionatit.
Në portë është përzgjedhur Mustafë Abdullahu i Besës. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Julian Gjinaj (Oriku), Stivian Janku (Besëlidhja) dhe Adolf Selmani (Iliria).
Mesfusha përbëhet nga Festim Alidema (Besëlidhja), Romeo Kasume (Pogradeci), Paulo Henrique de Mattos Rodrigues (Kukësi) dhe Irdi Morina (Korabi), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi) dhe Henri Sulovari (Bylis). Në majën e sulmit është Ibrahim Romeo Olola i Iliriasë.
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur gjithashtu Bledi Kadiun e Kukësit si trajnerin më të mirë të javës së 8-të. Kukësi fitoi 1-0 ndaj Kastriotit dhe kryeson renditjen së bashku me Ilirinën me 15 pikë.