Grealish në telashe te Evertoni, Moyes e përjashton nga skuadra
Jack Grealish, një lojtar i Manchester City, është përballur me masa disiplinore nga Evertoni pasi dyshohet se ka munguar pa leje në një seancë stërvitore.

Jack Grealish, një lojtar i Manchester City, është përballur me masa disiplinore nga Evertoni pasi dyshohet se ka munguar pa leje në një seancë stërvitore. Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka vendosur ta përjashtojë Grealishin nga skuadra për ndeshjen kundër Newcastle United, e cila u fitua 3-1 në mbrëmjen e shtunës.
Sipas raportimeve të mediave angleze, Grealish nuk ka marrë pjesë në stërvitje pa një arsye e autorizuar nga klubi. Për këtë shkak, Evertoni ka vendosur ta mos e përfshijë në listën e lojtarëve për sfidën e Kupës së Ligës, duke e cilësuar rastin si shkelje disiplinore.
Mungesa e Grealish nuk e pengoi skuadrën e Moyes të sigurojë kualifikimin në çerekfinalen e kompeticionit, pasi fitoi me rezultat bindës ndaj Newcastle. Anësori anglez, i huazuar nga Manchester City, kishte munguar edhe në humbjen 2-0 ndaj Arsenalit në Premier League fundjavën e kaluar. Në atë rast, zyrtarët e klubit kishin bërë të ditur se lojtari ishte sëmurë.
Evertoni ka konfirmuar publikisht se Grealish nuk ishte i disponueshëm për arsye disiplinore, përmes një njoftimi në rrjetin social X, para fillimit të ndeshjes. "Jarrad Branthwaite mbetet i padisponueshëm për ndeshjen e dytë radhazi për shkak të protokollit për tronditjen cerebrale, ndërsa Jack Grealish nuk është i disponueshëm për t'u përzgjedhur për shkak të një shkeljeje disiplinore të klubit", thuhej në komunikatin e Evertonit.
Për momentin, nuk janë bërë të njohura detaje të tjera mbi masën disiplinore apo nëse lojtari do të përballet me pasoja të mëtejshme. Situata mbetet një çështje për të ndjekur, ndërsa Grealish synon të rikthehet në dispozicion të trajnerit.