Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thirret qytetarët amerikanë të shmangin zonat e protestave
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.
Në njoftimin e saj, ambasada ka theksuar se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në përplasje të dhunshme, me përdorim të mijeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës.
Sipas paralajmërimi, demonstratat të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Ato mund të përhapen edhe në rrugë përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime të qarkullimit, devijime dhe mbyllje të akseve rrugore.
Ambasada paralajmëron se personat që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarëve të hedhur në drejtim horizontal, mijeteve ndezëse dhe predhave të gomës. Për këto arsye, personeli i saj i është kërkuar të shmangin të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizim të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.
Ambasada u kërkoi qytetarëve amerikanë të shmangin protestat, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve, si dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje nga zonat ku mund të ndodhen demonstratat.