Kamera në trupat e policëve, Demo paralajmëron protestuesit: Dhuna do të dokumentohet
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, njoftoi rikthimin e kamerave në trupat e policisë për të dokumentuar incidentet dhe identifikuar personat përfshirë në akte dhunë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, njoftoi se policia do të fillojë të përdorë kamera në trupat e policisë për të dokumentuar incidentet dhe identifikuar personat përfshirë në akte dhunë. Kamera do të regjistrojnë ndërhyrjet e policisë me protestuesit dhe do të ndihmojnë në dokumentimin e rasteve të dhunës dhe në sigurimin e provave për procedurat ligjore.
Policia e Tiranës do të jetë e para që do të nisë përdorimin e kamerave në trupat e policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Demo njoftoi se autoritetet po përgatiten për të vënë këto pajisje në funksion, të cilat do të regjistrojnë ndërhyrjet e policisë, përfshirë përballjet me protestuesit.
Sipas ministrit, pamjet filmike do të ndihmojnë në dokumentimin e rasteve të dhunës dhe në sigurimin e provave për procedurat ligjore. Paralelisht, Ministria po shqyrton mundësinë e përmirësimit të komunikimit ndërmjet strukturave policore përmes pajisjes së tyre me radio të reja.
Demo u ndal edhe për përdorimin e teknologjisë për identifikimin e personave përfshirë në incidentet gjatë protestave. Ai bëri të ditur se policia ka identifikuar personat për të cilët po ndërmerr veprime ligjore.
Ministri kërkoi gjithashtu nga Prokuroria dhe gjykatat që të zbatojnë të njëjtin standard të përgjegjësisë ligjore ndaj personave që kanë ushtruar dhunë.
Përdorimi i kamerave të trupit do të nisë nga strukturat e Policisë së Tiranës, ndërsa Demo nuk percaktoi një datë konkrete për aktivizimin e tyre.