Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtarit që përdorte emrin e saj pa leje
Këngëtari shqiptar Dua Lipa ka fituar një betejë ligjore kundër një tregtari nga Hong Kongu që përdorte emrin e saj pa leje për të shitur veshje dhe aksesorë.

Dua Lipa, një nga këngëtarët më të njohur në botë, ka shënuar një fitore të rendësishme ligjore kundër një tregtari nga Hong Kongu që përdorte emrin e saj pa leje për të shitur veshje dhe aksesorë. Sipas Daily Mail, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) ka vendosur në favor të këngëtares në çështjen kundër një tregtari i cili kishte regjistruar domenin "dualipa-asiastore.com" dhe përdorte emrin e saj për të shitur produkte pa autorizim.
Pas shqyrtimit të ankesës, WIPO konstatoi se domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, duke urdhëruar transferimin e tij te kompania e këngëtares. Kjo është një fitore të rendësishme për Dua Lipa, e cila vazhdon të regjistrojë rezultate të rendësishme në aspektin ligjor dhe financiar.
Në aspektin financiar, Dua Lipa ka gjeneruar rreth 23.4 milionë paund t'arëdhura nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe aktivitetet tregtare. Kompania e saj, Radical22, vlerësohet në rreth 73 milionë paund. Turneu botëror "Radical Optimism" i vitit 2025 ka gjeneruar rreth 162 milionë paund t'arëdhura bruto nga 81 koncerte. Këto rezultate konfirmojnë suksesin e Dua Lipës në industrinë muzikore ndërkombëtare dhe në zhvillimin e aktiviteteve të saj të biznesit.