Helikopteri rrëzohet në Himalaje, 6 viktimë, mes tyre piloti
Një helikopter është rrëzuar në Himalaje, në shtetin indian të Uttarakhand, duke vrarë gjashtë persona, duke përfshirë pilotin dhe pesë pasagjere.

Një helikopter është rrëzuar në Himalaje, në shtetin indian të Uttarakhand, duke vrarë gjashtë persona, duke përfshirë pilotin dhe pesë pasagjere. Mediat e huaja e konfirmojnë numrin e viktimave duke cituar një përfaqësues të autoritetit shtetëror të aviacionit civil. Helikopteri po udhëtonte nga Badrinath, një vendpushim malor i njohur në mesin e banorëve indianë, drejt qytetit të Dehradun. Autoriteti i Zhvillimit të Aviacionit Civil të Uttarakhand tha se kontakti me avionin humbi ndërsa ai po fluturonte mbi lugun Joshimath. Pas rrëzimit, e gjithë flota e operatorit Trans Bharat Aviation pezulloi fluturimet.