Zjarr në magazinë me bazë ushqimore në Larushk të Krujës
Zjarr në magazinë me bazë ushqimore në Larushk të Krujës, disa bagëti të djegura dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për bagëtitë, ndërsa zjarri është përhapur edhe pranë kasolles, duke djegur disa lopë që ndodheshin aty. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Krujës, por pavarësisht ndërhyrjes, flakët kanë shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore, jonxhën dhe disa bagëti. Kafshët dhe baza ushqimore ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës. Ndërkohë, ende janë të paqarta shkaku i zjarrit në fshatin Larushk të Krujës.