Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasjen në Greqi
Policia greke ka zbuluar vrasjen e një njeriu në Athinë dhe ka arrestuar një shqiptar si autor.

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Autori i vrasjes është një shqiptar 48 vjeçar, Ilian Kola, i cili kishte njohje me viktimën dhe kishte vizituar atë në banesë për të kryer ndonjë punë ose shërbim në këmbim për parash të vogla.
Dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë. Ilian Kola u gjet pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e gishtave dhe material biologjik. Ai u tha policëve se nuk mbante mënd se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.
Burime policore i thanë Top Channel se autori i dyshuar Ilian Kola, është ndaluar mbi 20 herë në polici që nga viti 2019 e deri tani pasi është autor i dhjetra vjedhjeve dhe krimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e parave për blerje narkotikësh. Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes.