Aktualitet
Magazina bujqësore shkrumbet në Krujë, disa bagëti janë të vdekur
Një magazinë bujqësore në fshatin Larushk të Krujës është shkrumbuar nga zjarri. Sipas raportimeve, janë djegur sasi të mëdha ushqimi për bagëtinë dhe disa lopë janë të vdekur.

Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtinë është shkrumbuar nga zjarri në fshatin Larushk të Krujës. Sipas raportimeve, si pasojë e zjarrit janë djegur sasi të mëdha ushqimi për bagëtinë dhe fatkeqësisht janë djegur dhe disa lopë që ndodheshin aty. Pavarësisht ndërhyrjes nga zjarrfikësit, flakët kanë shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore, njëxhën dhe disa bagëti. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.