Kryepolici Hita: 52 persona identifikuar për veprimet e dhunshme gjatë protestave në Shqipëri
Kryepolici Skënder Hita ka deklaruar se 201 punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe të plagosur gjatë protestave të fundit në Shqipëri, ndërsa 52 persona janë identifikuar për veprimet e dhunshme.

Kryepolici Skënder Hita ka bërë një bilancin e akteve të dhunës të regjistruara gjatë dy javëve të fundit në kryeqytet. Ai ka deklaruar se 201 punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe të plagosur, ndërsa 52 persona janë identifikuar për veprimet e dhunshme.
Strukturat e Policisë kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në incidentet e dhunshme, pavarësisht përpjekjeve të disa prej tyre për të fshehur identitetin. Hetimet vazhdojnë, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar.
Kryepolici Hita ka bërë thirrje prindërve që të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë përshirjen e fëmijëve të mitur në akte dhunë gjatë protestave. Ai ka theksuar se Policia do të veprojë në bazë me ligjin dhe se e drejta për të protestuar nuk ndalohet, por dhuna nuk mund të justifikohet.