Tragjedia hekurudhore në Spanjë: Atletja e kërcimit së gjati Julieta Gallego humb jetën
Tragjedia hekurudhore në Spanjë ka marrë jetën e atletjes 24-vjeçare Julieta Gallego, një nga viktimat e aksidentit të tragjik që ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje në të gjithë Spanjën.

Përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Urda, pranë Toledos, ka marrë jetën e 69 personave, duke shkaktuar dhimbje dhe tronditje në të gjithë Spanjën. Mes viktimave ishte edhe sportistja e re Julieta Gallego, lajmi i ndarjes së saj nga jeta u konfirmua nga klubi AD Sprint në Madrid, ku ajo shërbehte dhe përfaqësonte ekipin në garat kombëtare.
Klubi AD Sprint ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e sportistes dhe duke përcjellë ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Atletikës, Raul Chapado, ka shprehur pikëllimin për këtë humbje, duke e cilësuar ndarjen e saj nga jeta një goditje të rendë për të gjithë komunitetin e atletikës në vend.
Në nderim të Julietës dhe viktimave të tjera të tragjedisë, AD Sprint ka njoftuar mbajtjen e një minutë heshtjeje. E njëjta iniciativë për kujtimore pritet të përfshihet edhe në aktivitete të tjera sportive që do të zhvillohen në Spanjë gjatë fundjavës.
Vdekja e parakohshme e 24-vjeçares ka lënë një boshllëk të madh në atletikën spanjolle. Një jetë e re, me ëndrra dhe ambicie të shumta sportive, u ndërpre në mënyrë tragjike, duke lënë pas dhimbje të familjarëve, miqve dhe të gjithë komuniteti sportiv.