Komisioni Evropian: Projektligji për Bankën e Shqipërisë po vlerësohet
Komisioni Evropian ka reaguar për ndryshimet në projektligjin për Bankën e Shqipërisë, duke deklaruar se institucioni është në dijeni të ndryshimeve dhe po shqyrton projektligjin në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka deklaruar se institucioni është në dijeni të ndryshimeve të bëra në nenin 72 të projektligjit për Bankën e Shqipërisë dhe po shqyrton projektligjin në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, konkretisht Kapitullit 17.
Komisioni Evropian ka sqaruar se privilegjet dhe imunitetet që gëzojnë guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së lidhen me veprimet e kryera nga guvernatorët në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare si anëtarë të një organi të Bankës Qendrore Evropiane.
Sipas Komisionit Evropian, pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, neni 72 i projektligjit, që lidhet me mbrojtjen ligjore gjatë ushtrimit të detyrave, do të zbatohet pa cenuar privilegjet dhe imunitetet që Guvernatori do të gëzojë në bazë të Protokollit nr. 7.