Pulisic rikontratë me Milan, mbetet në "San Siro" deri në 2031
Sulmuesi amerikan Christian Pulisic ka rikontratë me skuadrën e Milan-it, duke e mbajtur atë në "San Siro" deri në qershor të vitit 2031.

Skuadra e Milan-it ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Christian Pulisic, duke e mbajtur sulmuesin amerikan në "San Siro" deri në qershor të vitit 2031. Lojtari 28-vjeçar u transferua te kuqezinjtë në verën e vitit 2023 nga Chelsea dhe që nga ai moment është kthyer në një element thelbësor për formacionin titullar.
Gjatë qëndrimit të tij, sulmuesi ka regjistruar shifra pozitive, duke shënuar 44 gola dhe duke dhënë 28 asiste në 142 paraqitje zyrtare. Edhe në këtë fillim sezon, ai ka dhënë një kontribut të rendesishëm me dy gola dhe një asist në tetë ndeshje të luajtura.
Pas nënshkrimit të kontratës së re, Pulisic u shpreh i lumtur për këtë vendim, duke deklaruar se klubi i ka dhënë gjithçka dhe se ai ndihet plotësisht si në shtëpinë e tij. Me këtë lëvizje, drejtuesit e Milan-it konfirmojnë se amerikani mbetet një pikë kyç në projektin e tyre për të ardhmen dhe arritjen e objektivave të rinj.