Bota
Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Ukrainës, luftën me Rusinë dhe sigurinë në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Këtë njoftoi kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Ukrainës, lufta me Rusinë dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi.