Zelensky paralajmëron Rusinë: As zonat mbi 2 mijë kilometra larg kufirit s’janë më të sigurta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Ukraina është në gjendje të godasë objektiva të thellë brenda territorit rus, duke përfshirë zona që deri tani konsideroheshin të sigurta.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Ukraina është në gjendje të godasë objektiva të thellë brenda territorit rus, duke përfshirë zona që deri tani konsideroheshin të sigurta. Ai ka njoftuar se Kievi po punon për të zgjeruar edhe më tej rrezen e veprimi të dronëve dhe raketave ukrainase.
Gjatë një takimi me zyrtarë të lartë ukrainas, ku u diskutuan operacionet ushtarake me rreze të gjatë veprimi, Zelensky vlerësoi përparesin e Ukrainës në zhvillimin e teknologjisë së dronëve dhe raketave. Ai ka deklaruar se objektet ruse, që deri tani konsideroheshin të sigurta, tani janë brenda rrezes së sulmeve të thella të Ukrainës.
Paralajmërimi vjen pas një serie sulmesh ukrainase me dronë kundër infrastrukturës ruse të naftës gjatë muajve të fundit. Këto operacione kanë goditur objekte të rëndësishme energjetike dhe kanë kontribuar në krijimin e mungesave të karburantit në disa pjesë të Rusisë.
Suksesi i këtyre sulmeve pasqyron përparesin e shpejtë teknologjik të Ukrainës gjatë luftës, veçanërisht në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe sistemeve të goditjes në distancë të madhe. Sulmet ndaj objektivave strategjike brenda territorit rus janë kthyer në një element të rëndësishëm të strategjisë ushtarake të Kievit, ndërsa Ukraina synon të dobësojë kapacitetet logjistike dhe ekonomike që mbështesin operacionet ushtarake të Moskës.
Sipas vlerësimit të paraqitur nga pala ukrainase, efektiviteti i këtyre operacioneve ka ndikuar në ndryshimin e dinamikës së luftës gjatë këtij viti. Zelensky ka paralajmëruar gjithashtu se Ukraina nuk synon të ndalet në kapacitetet aktuale dhe se njësitë ushtarake të specializuara në sulmet me rreze të gjatë veprimi do të zgjerohen më tej, ndërsa vendi vazhdon të investojë në teknologji që mundëson goditjen e objektivave gjithnjë e më larg kufirit ukrainas.