Grabitja më e madhe kibernetike në historinë e kriptovalutave
Kompania më e madhe e kriptovalutave, Binance, është një pre e një grabitjeje madhore kibernetike, që ka shkaktuar humbje të rëndësishme.

Kompania më e madhe e kriptovalutave, Binance, ka shpallur se është një pre e një grabitjeje madhore kibernetike, që ka shkaktuar humbje të rëndësishme. Vjedhja ka arritur në 6.3 miliardë dollarë, ose 5.5 miliardë euro, por Binance ka deklaruar se fondet e përdoruesve janë të sigurta dhe se do të mbulonte të gjitha humbjet. Kompania ka punuar me partnerët e zinxhirit për të ngrirë asetet e prekura me vlerë 3 miliardë dollarë, ose 2.6 miliardë euro. Kjo është vjedhja më e madhe kibernetike e kryer ndonjëherë, pas asaj prej 1.5 miliardë dollarësh të bërë në shkurt të 2025-s në dëm të platformës tjetër Bybit. Vjedhja e Bybit iu atribuua një grupi hakerash të lidhur me qeverinë e Koreas së Veriut, të quajtur Tregtari Tradhtar. Një organizatë që po heton grabitjen e fundit ndaj Binance ka deklaruar se dyshimet edhe këtë herë bien mbi grupin në fjalë. Aspekte të shumta të këtij sulmi përkojnë më vjedhjet e mëparshme të kryera nga Korea e Veriut. Tregtari Tradhtar dyshohet se është pjesë e Grupit Lazarus, që u bë famëkeq në vitin 2014, kur u akuzua për hakerimin e kompanisë kinematografike amerikane Sony Pictures. Në vijim të deklaratës në rrjetin X, Binance saktësoi se një hetim paraprak sugjeroi se sulmi vinte nga një laptop i komprometuar që i përkiste një inxhinieri, që lejoi palë të paautorizuara të depërtonin në bankën e saj dhe të kryente transaksione.