Adoleshentja tërheq padinë kundër Meta pas marrëveshjeve publike
Një adoleshentje 18-vjeçare ka tërhequr padinë kundër Meta, kompanisë mëme të Instagram dhe Facebook, pas marrëveshjeve publike. Ajo e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit.

Kompania Meta ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një adoleshent të tretë, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit. Adoleshentja 18-vjeçare, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Meta brenda një javë, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër paditëse 16-vjeçare. Si pasojë, procesi gjyqësor që pritet të nisë në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompanisë mëme të Snapchat.
Dy adoleshentet pretendonin se kishin nisur përdorimin e platformave sociale që në moshë shumë të vogël dhe se funksione si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kishin nxitur sjellje kompulsive dhe varësi.
Kompania e teknologjisë i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se platformat nuk janë krijuar për të shkaktuar varësi dhe se ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e përdoruesve të mitur.
Çështja është pjesë e një vale padish në SHBA kundër kompanive të medha të rrjetave sociale, të cilat akuzohen për ndikimin e platformave të tyre në shëndetin mendor të të rinjve.