Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, energjia elektrike ndërpritet për afro 30 minuta në gjysmën e qytetit
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike për afro 30 minuta në gjysmën e qytetit.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë magazinat që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së. Flakët kanë qenë intensive, ndërsa si pasojë e zjarrit është ndërprerë energjia elektrike në rreth gjysmën e qytetit për afro 30 minuta. Furnizimi me energji është rikthyer më pas normalisht.
Në vendngjarje mbërritë forcat zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll të flakët. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e ndezjes së tij mbeten ende të paqarta.