Kronikë
Zjarri në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër
Zjarri në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër ka lënë pa drita rreth gjysmën e qytetit.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka perfshirë gjatë nates magazinat që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së në qytetin e Gjirokastrës. Flaket kanë qenë të intenzive dhe kanë shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike, duke lënë pa drita rreth gjysmën e qytetit.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit apo demet materiale të shkaktuara, ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes.