Moti i keq përfshin Kukësin, reshje dëbore në zonat malore dhe rënie gurësh në disa akse rrugore
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë qarkun e Kukësit, me reshje dhe rënie gurësh në disa akse rrugore.

Reshjet e shiut dhe rëniet e temperaturave kanë përfshirë qarkun e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje dëbore. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka prekur tre bashkite, Kukësin, Tropojën dhe Hasin, duke krijuar vështirësi kryesisht në zonat e thella malore.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, deri më tani nuk raportohen situata problematike apo emergjencë që kanë ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e banorëve. Megjithatë, reshjet kanë shkaktuar rënien e gurësh në disa segmente të rrugëve nacionale, veçanërisht në akset që përshkojnë zonat malore. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të kompanive të mirëmbajtjes, gurët janë larguar nga rruga, duke shmangur bllokimin e qarkullimit.
Situata paraqitet e qëndrueshme edhe në Rrugën e Kombit, ku lëvizja e automjeteve vijon normalisht, pavarësisht reshjeve dhe kushteve të vështira atmosferike. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, për shkak të lagështisë në asfalt dhe rrezikut të rrëshqitjes, veçanërisht në segmentet malore.
Ndërkohe, sipas parashikimeve meteorologjike, nga e meritshme e javës së ardhshme pritet një përmiërësim gradual i motit. Reshjet pritet të ia lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, duke i dhënë fund periudhës së motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë ditët e fundit qarkun e Kukësit.