Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Pogradec-Lin, ku janë përplasur dy automjete dhe 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, tre prej të cilëve udhëtonin në njërin automjet dhe tre në automjetin tjetër.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.