"Vrasja e foshnjës dhe e djali 27-vjeçar, një çështje e rëndë për Gjykatën e Gjilanit"
Gjykata Themelore e Gjilanit ka vendosur një masë të sigurisë për 65-vjeçarin Braim Demiri, pasi ai është akuzuar për vrasjen e djalit të tij, 27-vjeçar, dhe foshnjës 3-muajshe.

Një muaj paraburgim i është shqiptuar si masë e sigurisë për 65-vjeçarin Braim Demiri, pasi ai është akuzuar për vrasjen e djalit të tij, 27-vjeçar, dhe foshnjës 3-muajshe. Në vendimin e Gjykatës Themelore, thuhet se 65-vjeçari më 1 nëntor ka vrarë djalin e tij dhe se më parë ka gjetur foshnjën e vdekur në shtratin e tij.
Pas një konflikti fizik me djalin e tij, 65-vjeçari e ka privuar nga jeta, ndërsa më parë edhe fëmija D. D. është gjetur i pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj. Në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit thuhet se këto shenja janë shkaktuar nga babai i saj, tani i ndjeri Adonisi.
Braim Demiri dyshohet për dy vepra penale, vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria ka kërkuar një masë të sigurisë prej një muaji për 65-vjeçarin, duke argumentuar se ekziston rrezik real që ai do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
65-vjeçari nuk ka të kaluar kriminale, ndërkohë i biri i tij, tashmë i ndjerë, ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje ndaj të fejuarës. Dënimi i tij me burg i ishte zëvendësuar me 1.800 euro gjobë, por ai ishte kaluar dy muaj paraburgim në Psikiatrinë Forenzike në Prishtinë pasi dyshohet se ishte përdorues i substancave narkotike.