VIDEO: Bayerni rikthehet te fitorja në Champions, gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atleticos
Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Champions League, duke marrë një sukses të rëndësishëm në transfertë ndaj Atletico Madridit. Gjermanët triumfuan 2-0 në kryeqytetin spanjoll, në përballjen e vlefshme për fazën e ligës së kompeticionit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të zhbllokonin rezultatin. Megjithatë, në fraksionin e dytë bavarezët gjetën rrugën e rrjetës dhe morën kontrollin e ndeshjes. Ishte talenti Lennart Karl ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, duke kaluar Bayern-in në avantazh. Ndërsa në minutën e 74-t, Konrad Laimer shënoi golin e dytë, pas asistit të Harry Kane, duke vulosur fitoren e skuadrës gjermane. Kështu, Bayern merr tri

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Champions League, duke marrë një sukses të rëndësishëm në transfertë ndaj Atletico Madridit. Gjermanët triumfuan 2-0 në kryeqytetin spanjoll, në përballjen e vlefshme për fazën e ligës së kompeticionit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të zhbllokonin rezultatin. Megjithatë, në fraksionin e dytë bavarezët gjetën rrugën e rrjetës dhe morën kontrollin e ndeshjes. Ishte talenti Lennart Karl ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, duke kaluar Bayern-in në avantazh. Ndërsa në minutën e 74-t, Konrad Laimer shënoi golin e dytë, pas asistit të Harry Kane, duke vulosur fitoren e skuadrës gjermane. Kështu, Bayern merr tri pikë në një transfertë të vështirë ndaj Atletico Madridit dhe rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League, pas dy barazimeve të regjistruara në ndeshjet e mëparshme ndaj Viking dhe Arsenal.