Musk: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan në zgjedhjet amerikane
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke thënë se lazerët e tij hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë.

Përmes një postimi në platformën X, Musk bëri një koment ironik, duke iu referuar pretendimeve për ndërhyrje në procesin zgjedhor. “Duket se lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi Musk, duke shoqëruar mesazhin me një emoji që shpreh habi dhe ngritje shpatullash. Reagimi i tij erdhi në një kohë kur mediat amerikane po raportonin rezultatet e para dhe parashikonin humbje për republikanët. Musk kishte publikuar edhe një tjetër mesazh në X, ku shkruante: “Qendrat e të dhënave në hapësirë po duken mjaft tërheqëse tani”. Miliarderi ishte përfshirë edhe në fushatën zgjedhore, duke shpenzuar qindra miliona dollarë në mbështetje të kandidatëve republikanë.