Komisioneria Marta Kos do t'i tregojë Parlamentit Europian planin e BE për Shqipërinë
Komisioneria për zgjerim Marta Kos do të prezantojë planin e Komisionit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përfshirë mbylljen e 6 kapitujve deri në fund të 2026 dhe të 25-tëve të mbetur deri në fund të 2027.

Sot në ora 13:00, komisioneria për zgjerim Marta Kos do të paraqitet në Parlamentin Europian për të prezantuar planin e Komisionit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një burim diplomatik në Bruksel ka informuar gazetarin e Top Channel Muhamed Veliun se komisioneria do të thotë se Shqipëria do të mbyllë 6 kapituj deri në fund të 2026 dhe 25-tëtë të mbetur deri në fund të 2027. Kjo do të përfshijë edhe Udhërrëfyesin me data konkrete për vendet që aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.