Kronikë
Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin, lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e SHISH
Apeli i Posaçëm ka dhënë një vendim për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se për Hysenin është në fuqi masa e arrestit në shtëpi. Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.