Arrestohen bashkëshortja dhe djali i shtetasit që u vra në Bulqizë
Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi, Bulqizë, ku një shtetas u vra me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse. Bashkëshortja dhe djali i tij janë arrestuar për vrasjen e tij.

Më 04.11.2026, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, bëri një hetim intensiv në fshatin Godvi, Bulqizë. Hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore treguan se shtetasit U. F. ishte vrarë me armë zjarri dhe jo nga një ari. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve të dy banues në fshatin Godvi, përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F. Ata dyshohen se kanë vrarë shtetasin U. F. me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.