Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, një jetë e humbur
Një shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan ka shkaktuar vdekjen e një 83-vjeçarit dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, një jetë e humbur
Një shpërthim i fuqishëm në një apartament në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar vdekjen e një 83-vjeçarit. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit dhe një pjesë të shkallëve të pallatit. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e emergjencës nisën evakuimin e banorëve.
Tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar, por sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Godina u evakuua e gjitha, ndërsa operacionet e emergjencës vijuan për menaxhimin e situatës dhe verifikimin e pasojave. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit tragjik.