Aktualitet

"Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë, në momentet e fundit..."

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Miku i avokatit Saimir Vishaj, Alban Qafa, rrëfen momentet e fundit të avokatit, i cili ka ndërruar jetë. Ai thotë se Vishaj ishte dobësuar shumë dhe se kishte një rënie shumë të dukshme në peshë dhe forcën fizike.

Foto nga burimi: “Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: Ishte dobësuar shumë, në momentet e fundit…

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Këtë pasdite në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishte i ftuar miku i tij prej 15 vitesh, avokati Alban Qafa, i cili në një rrëfim të ndjerë ku nuk munguan as lotët na zbuloi detaje të reja. “Nuk e prisja që të ndodhte pasi mundi sëmundjen kryesore që ishte ajo e tumorit. Me vaksinën që mori në Amerikë i dhanë të paktën 10 vite jetë garanci. Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt dhe aq më tepër nga një rrëzim në shkallë. Por nuk besoj që ka qenë rrëzimi nga shkallët vetëm ky shkaku… sepse të paktën 3 ditë përpara se të ndodhte kjo ne takoheshim çdo ditë se e kishte zyrën përballë SPAK-ut, dhe ishte shumë i dobët fizikisht, duke ia vënë fajin kimioterapive që kryente dhe ishte një kimioterapi shumë e fortë. Por kishte një rënie shumë të dukshme në peshë dhe forcën fizike gjithashtu. Pra duhet të ketë qenë një rast humbje ekuilibri për shkak të sëmundjes”, u shpreh ai. Gjithashtu miku i tij zbuloi se kush i qëndroi pranë momentet e fundit të jetës. “Në momentet e fundit në spital, i janë gjendur pranë vëllai që i ka ardhur nga Italia, Elsa Lila me të motrën i kanë ndenjur te koka gjatë gjithë kohës. Si i vëllai dhe të dyja mbesat nuk i janë ndarë dajës asnjë sekondë”, shtoi miku i tij avokat Alban Qafa.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.