Paulo Fonseca largohet nga Olympique Lyon dhe zgjodhi Sporting Lisbonë
Trajneri portugez Paulo Fonseca ka nisur karrierën e tij te Sporting Lisbonë, duke e mbyllur një periudhë të shkurtër në Olympique Lyon.

Trajneri portugez Paulo Fonseca nuk është më trajner i Olympique Lyon. Klubi francez konfirmoi ndarjen e rrugëve me trajnerin portugez që e kishte marrë drejtimin e skuadrës në janar të 2025. Kontrata e Fonseca me Lyon skadon në qershor të 2027, por ai zgjodhi të vijojë karrierën e tij te Sporting Lisbonë. Klubi luzitan ka pranur të derdhë në arkat e Olympique Lyon 5 milionë euro për zgjidhjen e parakohshme të kontratës me Fonseca. Fonseca i komunikoi bordit drejtues vullnetin për t’u larguar nga Olympique Lyon, duke shprehur qartë dëshirën e tij për të vazhduar karrierën e tij te Sporting Lisbonë. Drejtuesit e klubit menduan se nuk ishte në interesin e Lyon për të vijuar një bashkëpunim nëse nuk garantohet impenjimi total që është thelbësore për suksesin e projektit. Kështu, klubi e pranoi këtë vendim të Fonseca dhe tani ka nisur punën në gjetjen e pasuesit të tij, ndërkohë ai që do të drejtojë skuadrën e parë do të jetë Jorge Maciel.