Sport

Kozo Tashima, një tjetër kundërshtar për Gianni Infantino në FIFA

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Ish presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, ka njoftuar se do të paraqesë kandidaturën e tij për postin e presidentit të FIFA.

Foto nga burimi: Zgjedhjet në FIFA/ Shfaqet një tjetër kundërshtar për Gianni Infantino, kush është ish presidenti i Federatës Japoneze që e sfidon

Gianni Infantino ka një tjetër rival për zgjedhjet presidenciale të FIFA që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për ish presidentin e Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, i cili bëri të ditur se do të paraqesë kandidaturën e tij për postin e presidentit të organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Deri tani kishin prezantuar kandidaturën e tyre vetë Infantino dhe zvicerani Ramon Vega dhe tani atyre iu shtohet edhe Kozo Tashima, që është një kandidaturë surprizë. Afati për të paraqitur zyrtarisht këto kandidatura është 18 nëntori, ndërkaq UEFA po kërkon një emër për ta kandiduar në emër të saj.

‘Jam mirënjohës që mund të bëj këtë njoftim me mbështetjen e plotë të Federatës Japoneze të Futbollit -tha Tashima- nuk është çështje fitoreje apo humbjeje, por për t’i treguar qartë botës ndershmërinë, soliditetin dhe integritetin që futbolli japonez ka kultivuar deri tani. Besoj se kjo është ajo për të cilën FIFA ka nevojë tani, vlera që gjithnjë i kemi mbrojtur. Vendosa të paraqes kandidaturën për presidencën e FIFA për t’i tërhequr vëmendjen botës’.

Nga ana e saj Federata Japoneze e Futbollit miratoi një rezolutë të bordit të saj drejues në mbështetje të Tashimës që në të njëjtën kohë është president nderi i këtij institucioni.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.