BKH kontrollon banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës
Treni elektrik në Syri i Kaltër është nën verifikim nga BKH, ndërsa agjentët e agjencisë kanë kryer kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti.

Treni elektrik në Syri i Kaltër është nën verifikim nga BKH, ndërsa agjentët e agjencisë kanë kryer kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti. Kontrolli është një pjesë e një serie kontrollash të kryera në Sarandë mërkurën e fundit.
Në fokus të verifikimeve është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, për ushtrimin e këtij aktiviteti turistik. Treni elektrik është vënë në funksion në prill të vitit 2024.
Verifikimet synojnë të sqarojnë procedurat e ndjekura për dhënien e lejes dhe dokumentacionin mbi të cilin është mbështetur miratimi i saj. Deri tani nuk janë publikuar hollësi për dokumentet apo materialet që mund të jenë marrë gjatë kontrolleve. Gjithashtu, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga nënkryetari i bashkisë Sarandë Elton Dauti.