Rekord botëror në Brazil: 53 kartonë të kuq në një ndeshje të vetme
Një rekord botëror u shpall në një ndeshje të Kampionatit U20 të futbollit në Brazil, pasi 53 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Një rekord botëror u shpall në një ndeshje të Kampionatit U20 të futbollit në Brazil, pasi 53 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ndeshja u zhvillua në stadiumin Parque do Sabia në Minas Gerais mes ekipit Uberlandia dhe Mamore.
Ndeshja u mbyll në kaos dhe me dëme të konsiderueshme të dhomave të zhveshjes. Lajmi bëri xhiron e botës dhe ngjalli kureshtjen edhe të mediave angleze që i dedikuan një hapësirë të konsiderueshme këtij momenti.
‘Në total, sipas raportit arbitrar, 43 futbollistë dhe 8 anëtarë të stafeve teknike të Uberlandia u ndëshkuan me kartonë të kuq, dhe dy drejtues të ekipit u shtuan në listën e ndëshkimit’, tha BBC.
Shpërthimi i sherrit ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi futbollisti Davi provokoi pankinën kundërshtare gjatë festimeve. Trajneri i portierëve të Uberlandia hyri në fushë për t’u përballur me të duke nisur një sherr masiv. Ndeshja u pezullua për 40 minuta, por u ndërpre përfundimisht nga arbitri, pasi ishte e pamundur që të garantohej siguria.
Policia ushtarake dokumentoi 14 porta të dëmtuara, dushe dhe dritare të thyera si dhe stola, tavolina dhe ulëse të shkatërruara. Rekordi i mëparshëm botëror ka qenë me 36 kartonë të kuq që u regjistrua në 2011 në një ndeshje të divizionit të pestë të futbollit argjentinas.