Raphinha zgjeron kontratën me Barcelonën deri në 2030
Sulmuesi brazilian Raphinha ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Barcelonën, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin katalanas deri në vitin 2030.

Sulmuesi brazilian Raphinha ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Barcelonën, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin katalanas deri në vitin 2030. Marrëveshja e mëparshme e 29-vjeçarit ishte e vlefshme deri në vitin 2028. Raphinha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, duke konfirmuar statusin e tij si një futbollist i nivelit të lartë botëror. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e skuadrës, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë tre tituj të La Ligës, përfshirë edhe dy sezonet e fundit. Në repartin ofensiv, ai ka krijuar një dyshe të frikshme me talentin e ri Lamine Yamal. Raphinha po kalon gjithashtu një sezon fantastik, duke u kthyer në pikën kryesore të sulmit katalanas. Ai ka realizuar 19 gola në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet, prej të cilëve 15 në La Liga, ku kryeson aktualisht listën e golashënuesve.