Manchester United mendon ta zëvendësojë Michael Carrick me kampionin e Botës
Manchester United ka kontaktuar trajnerin francez Didier Deschamps për të marrë drejtimin e klubit, pasi situata e Michael Carrick mbetet nën vëzhgim.

Pavarësisht fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Romës, e ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas raportimeve të Foot Mercato, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar tashmë trajnerin francez Didier Deschamps, i cili është aktualisht i lirë pas largimit nga drejtimi i kombëtares së Francës. Deschamps shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, ndërsa situata e Carrick në klub mbetet nën vëzhgim. Megjithatë, tekniku francez ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke mbajtur të hapur të ardhmen e tij. Mbetet për t’u parë nëse Manchester United do të vendosë të bëjë ndryshime në pankinë dhe nëse Deschamps do të pranojë një aventurë të re në Premier League.