Melania Trump shkruan letra për Putin dhe Zelensky për armëpushim në Ukrainë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka shkruar letra personale për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për armëpushim në Ukrainë.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka bërë një gjest diplomatik për të promovuar armëpushimin në Ukrainë. Ajo ka shkruar letra personale për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve.
Letrat, të cilat sipas raportimeve janë shkruar personalisht nga Melania Trump, iu dorëzuan delegacioneve ruse dhe ukrainase në përfundim të një aktiviteti të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kushtuar armëpushimit në Oleshky. Mesazhet iu përcollën përfaqësuesve të të dyja palëve, me qëllim që t’u dorëzohen krerëve të shteteve përkatëse.
Ky gjest i Melania Trump vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Megjithatë, përmbajtja e letrave nuk është bërë publike.