Kronikë

"Veliaj vazhdon të mos konsumojë vaktet e burgut, ndërsa e ëma shkon çdo ditë për të lënë ushqim në Fier"

3 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Anila Hoxha, gazetarja e Top Channel, foli për takimin e ministrit Gogu me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velian në burgun e Fierit. Ajo tregoi se nëna e Veliaj shkon çdo ditë në burg për të lënë ushqim, por largohet pa zhvilluar takimin për të mos shpenzuar takimet mujore të lejuara.

Foto nga burimi: Top Story/ “Nëna e Veliajt çon çdo ditë ushqim në Fier dhe ikën për të mos djegur takimet mujore”, Hoxha tregon çfarë ndodh në burg

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, gazetarja Anila Hoxha foli për takimin e ministrit Gogu me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velian në burgun e Fierit. Hoxha tregoi se nëna e Veliaj shkon çdo ditë në burg për të lënë ushqim, por largohet pa zhvilluar takimin për të mos shpenzuar takimet mujore të lejuara.

Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje për vizitat gjatë natës nga zyrtarë të institucioneve, mungesën e njoftimit të SPAK dhe dyshimet për shkelje të procedurave në trajtimin e një personi në paraburgim.

“Çdo i burgosur ka një kalendar se sa takime kryen dhe në mënyrë absolute këto i ka të shenjta dhe kërkon të mos i djegë për askënd tjetër, përveç familjes. Aq të shenjta duket se janë edhe për Veliajn, sa sot më treguan se si e ëma e tij, për të mos djegur këto ditë, shkon çdo ditë, lë ushqimin dhe largohet, sepse Veliaj vazhdon të mos konsumojë vaktet e burgut. Pra, e ëma shkon, lë ushqimin dhe kthehet, derisa bëhet ky bonusi i 4 herëve në muaj.

Nëse ne do të shohim vizitën e natës të ministrit Gogu apo, sikurse thonë, se ka qenë bashkë me një zyrtar tjetër të ministrisë. Nëse ne do ta krahasojmë me takimet që mohoheshin, jo vetëm për mediat, por edhe për këdo tjetër, për zyrtarë të lartë, për Fredi Bejlerin, të cilat SPAK i refuzonte në mënyrë këmbëngulëse, duket që ka një anomali. Por ta krahasojmë se çfarë ndodh me të paraburgosurit dhe sidomos me ata që janë në llogari të SPAK. Nuk është vetëm takim në orët e natës anomali. Në orët e natës e ka takuar dhe Avokati i Popullit. Kush e takon të paraburgosurin pa leje? Pra, vendoset kalendari nga drejtori, pra familja e ngushtë që janë 4 herë në muaj. Vetëm dy subjekte e takojnë pa leje: prokurori që e ka nën hetim dhe oficeri i policisë gjyqësore që kryen veprime hetimore për llogari të prokurorit të çështjes.

Veliaj vijon të jetë i paraburgosur për llogari të SPAK. Nuk është i dënuar, ku mund të thotë që do takojë për një intervistë një gazetar. SPAK ka mbajtur qëndrim strikt për të paraburgosurit dhe rezulton që SPAK nuk është njoftuar. Dhe sidomos, teksa ndodh ky diskutim i madh, shkon KSHH dhe gjen këta shkelje, Avokati i Popullit shkon natën, e takon Veliajn për të gjetur shkelje, raport që nuk ka dalë ende. Ne nuk kemi ende të njëjtën shpejtësi nga aspekti tjetër, nëse ka apo jo më e pakta një shpërdorim detyre, megjithëse burgjet janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe mund të justifikohet që janë në varësinë time dhe çfarë bëri, i inspektoi apo takoi një mik. Një mik pse natën dhe tani çfarë ndodh? Megjithëse Veliaj i kishte dërguar gjatë natës deklaratë me shkrim në gjyqin e themelit dhe thoshte të gjithë qëndrimin dhe e vë në dijeni edhe gjykatën dhe thotë: kërkoj hetim të thelluar, të paanshëm për këtë situatë”, tha Hoxha.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.