Europa League: Marseille surprizon Leverkusenin në Gjermani, Benfica merr kreun me pikë të plota
Rezultate të surprizuese në Europa League, Marseille fiton 1-0 kundër Leverkusenit, Benfica merr 12 pikë dhe Celtic fiton 3-2 kundër Besiktas.

Europa League/ Java e katërt e fazës së ligës në Europa League ka sjellë rezultate të surprizuese. Skuadra franceze Marseille arriti të fitojë 1-0 në transfertë kundër Bayer Leverkusenit, duke i shkaktuar gjermanëve humbjen e parë në këtë edicion të kompeticionit. Leverkusen, që kishte fituar tre ndeshjet e para dhe nuk kishte pësuar asnjë gol, mbetet me 9 pikë, ndërsa Marseille regjistron fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 3 pikëve, pas tre humbjeve radhazi.
Një mbrëmje pozitive ishte edhe për Benficën, e cila mposhti 3-1 Lech Poznan dhe shkon në 12 pikë, duke ruajtur ecurinë perfekte me katër fitore në katër ndeshje. Në krahun tjetër, Celtic mori një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Besiktas, në një përballje dramatike, duke siguruar tri pikët e para në këtë fazë. Turqit mbeten me 7 pikë.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Union Saint-Gilloise, që mposhti 2-1 Celta Vigon në transfertë dhe ngjitet në 10 pikë. Ndërkohë, Dinamo Zagreb fitoi 2-0 ndaj Sunderlandit dhe shkon në 7 pikë.