Aktualitet

Maran: Të hënën hapim portat për tifozët në stërvitje

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën e dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve dhe ka sqaruar vendimet e tij për lojtarët.

Foto nga burimi: “Të hënën hapim portat për tifozët në stërvitje”/ Maran: Ju tregoj përse nuk i thirra Tucin dhe Asanin për këto ndeshje

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka publikuar listën e dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve dhe në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimet e tij. Ai flet edhe për Tucin dhe Asanin. “Presioni është pozitiv dhe të nxit të bësh mirë për të arritur objektivin për të qenë në krye, Kam folur me lojtarët dhe ata e duan këtë objektiv. Është pozitive dhe na shërben të bëjmë më të mirën. Në Kombëtare i takoj më rrallë lojtarët dhe kjo më pengon. Në këtë listë doja të konfirmoja lojtarët me të cilët kam punuar deri më tani. Tuci është lojtar i mirë, më pëlqen dhe nëse do të vazhdojë të shënojë dhe të jetë në formë të mirë, e ka derën e hapur, kemi gjithnjë nevojë për lojtarë të mirë. Kemi dëshirë të jemi sa më afër edhe me tifozët dhe kemi vendosur që të hënën do të hapim portat e stërvitjes për të gjithë tifozët që duan të jenë pranë nesh. Duam të kemi një sinergji për të gjithë njerëzit që e duan këtë fanellë. Është e njëjtë për Tucin, të gjithë janë në vëmendjen tonë, por kam dashur t’i jap besim lojtarëve që më kanë pëlqyer në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Maran.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.