Aktualitet
Tokio goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur zonën detare pranë Tokios në Japoni.

Tokio është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, sipas autoriteteve japoneze. Tërmeti u regjistrua në orën 19:39 lokale në ujërat pranë rajonit Kanto. Lëkundjet ishin të cekëta dhe epiqendra ndodhej në det, në brigjet pranë kryeqytetit japonez. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dëmet e mundshme materiale apo personat e lënduar. Pavarësisht forcës së lëkundjeve, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.