Kronikë
Gjykata e Apelit ndryshon vendimin për Ilir Beqarajn, i dënon me 12 vite e 8 muaj burg
Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë e kishte dënuar me 24 vite burg Beqarajn. Sot, Anila Hoxha, gjykatës e Apelit, ndryshoi vendimin duke e dënuar me 20 vite, ndërsa me gjykim të shkurtuar Beqaraj u dënua me 12 vite e 8 muaj burg. Gentian Bejtja u ekzekutua më 1 mars të vitit 2024 në banesën e tij me 71 plumba.