Aktualitet

Komedia "Prindër të dashur" emocionon publikun në Teatrin "Bylis"

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Spektatori fierak ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit “Bylis” komedinë “Prindër të dashur”, një shfaqje që për më shumë se një orë mbajti publikun mes humorit, batutave dhe emocioneve.

Foto nga burimi: “Prindër të dashur” emocionon publikun fierak, komedia që sjell në skenë përplasjet familjare dhe rrezikun e parasë përballë dashurisë

Spektatori fierak ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit “Bylis” komedinë “Prindër të dashur”, një shfaqje që për më shumë se një orë mbajti publikun mes humorit, batutave dhe emocioneve. Me një kastë të përzgjedhur aktorësh, ku spikasin Luiza Xhuvani dhe Gentian Zenelaj, komedia solli në skenë një histori familjare që ndërthur humorin me realitetin e shoqërisë sotme. Përmes situatave komike dhe të papriturave, vepra vë në diskutim marrëdhëniet familjare, egoizmin njerëzor dhe mënyrën se si paraja dhe pasuria mund të kthehen në shkak për përçarjen e familjeve. Aktori Gentian Zenelaj tha se është një komedi që e ka dashur që në momentin e parë që lexova tekstin. Është një hapje e sinqertë e familjes dhe tregon se si transformohet ajo sapo dalin në skenë paratë dhe pronat. Fatkeqësisht, kemi histori kur pasuria ka shkatërruar familje shumë të mira. Publiku jo vetëm ka qeshur, por edhe është përlotur. Është një vepër që përcjell emocione të forta dhe njëkohësisht është një prerje tërthore e shoqërisë sonë, ku po humbasim njëri-tjetrin duke rendur pas parasë dhe gjërave materiale, duke harruar vlerat shpirtërore. Duartrokitjet dhe reagimi i publikut kanë kënaqur edhe regjisoren Andia Xhunga, e cila thotë se mesazhi i kësaj komedie lidhet me një temë ku secili mund të gjejë veten, familjen dhe marrëdhëniet mes njerëzve më të afërt. “Jam shumë e lumtur që publiku e priti kaq mirë. Është një komedi shumë e bukur, e cila ka të bëjë me familjen dhe të gjithë kemi një familje. Është një pjesë shumë e ndjerë, ku të gjithë e gjejmë veten. Publiku e priti shumë mirë, pati shumë duartrokitje dhe madje edhe lot. Mesazhi mbërriti shumë qartë. Shfaqja do të qëndrojë edhe dy ditë në Teatrin ‘Bylis’ dhe më pas do të udhëtojë në disa qytete të vendit.” u shpreh aktorja Andia Xhunga. Përtej të qeshurave, “Prindër të dashur” përcjell një mesazh të fortë mbi vlerat e familjes, dashurinë prindërore dhe rrezikun që pasuria dhe interesat materiale të venë në plan të dytë atë që ka më shumë rëndësi: marrëdhëniet njerëzore.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.