Shqiptari plagoset me dy plumba në Athinë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Një shqiptar është plagosur në një sulm me armë në Athinë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në një sulm me armë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës. Policët thonë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë. Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin. Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.