George dhe Amal Clooney, çifti i dashuruar që shkëmbejnë puthje në një mbrëmje romantike në Nju Jork
Aktori dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe duke u shfaqur mjaft të afërt gjatë një mbrëmjeje romantike në Nju Jork.

Aktori dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe duke u shfaqur mjaft të afërt gjatë një mbrëmjeje romantike në Nju Jork. George dhe Amal Clooney duket se po e shijojnë më shumë se kurrë jetën e tyre në çift. Bashkëshortët u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe duke u shfaqur mjaft të afërt gjatë një mbrëmjeje romantike në Nju Jork. 48-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me stilin e saj elegant, teksa kishte zgjedhur një pallto kamoshi në ngjyrë bezhë nga Gucci, të kombinuar me një fustan të bardhë dhe çizme të zeza deri mbi gju. Avokatja e njohur për të drejtat e njeriut e kompletoi veshjen me një çantë të vogël të zezë, ndërsa flokët e gjatë dhe grimi natyral i jepnin një pamje veçanërisht elegante. Nga ana tjetër, aktori 65-vjeçar u shfaq me një kostum blu të errët, pulovër dhe këpucë klasike. Çifti mori pjesë në një aktivitet në Seaview Studio, ku George lexoi veprën e titulluar “Smear!”, një komedi me tematikë politike. Gjatë mbrëmjes, ata nuk i kursyen demonstrimet e dashurisë, duke u fotografuar të kapur për dore dhe duke shkëmbyer një puthje. George dhe Amal janë të martuar prej 12 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë binjakë, Alexander dhe Ella, nëntë vjeç. Pak javë më parë, Amal tërhoqi vëmendjen edhe gjatë ceremonisë së përvitshme “The Albies”, të organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi, ku ishte bashkëprezantuese së bashku me bashkëshortin. Ngjarja u mbajt në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, në mes të tetorit, ku Amal shkëlqeu me një fustan të artë. Ceremonia synon të nderojë individët që angazhohen në mbrojtje të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Ajo mban emrin e aktivistit dhe gjyqtarit të njohur të Afrikës së Jugut, Albie Sachs.