"Luleborë" ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival, Arseld Muça dhe Ea Zoga rrëmbejnë çmimin e parë
Festivali "Luleborë" solli 16 këngë të reja dhe një çmim të parë për Arseld Muça dhe Ea Zoga.

Emocione, krijime të reja muzikore dhe duartrokitjet shoqeruan teatrin “Migjeni” për dy net me radhë, ne edicionin e 11-të të Festivalit “Luleborë”, ku 16 krijime të reja garuan për çmimet e këtij aktiviteti. Në fund, ishte kënga “Nuk ngjallen historitë”, e interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, ajo që rrëmbeu çmimin e parë. Përtej garës dhe çmimeve, skena e “Luleborës” solli edhe histori të veçanta artistike. Një prej tyre është ajo e Sara Payman, një prej finalisteve të festivalit, e lindur në Angli dhe me prejardhje indiano-iraniane. Ajo e ka mësuar gjuhën shqipe përmes këngës… Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte edhe homazhi artistik për 75-vjetorin e kompozitorit të njohur shkodran, profesor Zef Çoba. Në skenë u rikthyen disa prej krijimeve të tij më të spikatura ndër vite. Për jurinë, vlerësimi i krijimeve dhe interpretuesve mbetet një nga elementët e rëndësishëm të festivalit, që synon të mbajë gjallë traditën, por edhe t’i japë hapësirë muzikës së re. Në vendin e dytë u rendit Leonora Çuliqi me këngën “Jehon pa za”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Lulka Merkulajn me interpretimin “Kthehem”. Çmimi “Simon Gjoni” iu akordua Ivan Tanushit për këngën “Ti, Shkodër, je më e bukura në botë”.